“Misteret” e Natës së Kadrit/Pse është një natë e veçantë dhe çfarë...

“Misteret” e Natës së Kadrit/Pse është një natë e veçantë dhe çfarë bëjnë ndryshe muslimanët?

461
0

Madhështia e muajit të Ramazanit është e pa diskutueshme. Ditët dhe netët e këtij muaji të bereqetshëm dallohen nga ditët e netët e tjera të vitit. Por edhe brenda tyre dallohet një natë që quhet “Nata e Kadrit”. Kjo është ndër netët më të bukura, më të bekuara dhe më të bereqetshme që na ka falur Allahu. Këtë e shpjegon edhe Kur’ani kur thotë: Në të zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë”. Kjo do të thotë se këtë natë përcaktohet kaderi i të gjitha krijesave për vitin që vjen, siç janë: kush do të lindë dhe kush do të vdesë, kush do të fitojë e kush do të humbasë, kush do të jetë i kënaqur dhe kush i hidhëruar. Pra, gjithçka dëshiron Zoti për atë vit. Sipas mendimit të shumicës së dijetarëve, këto vepra, pra, Natën e Kadrit kalojnë nga “Levhi Mahfudhi” në qiejt e tokës. Thuhet se Natën e Kadrit iu njoftohet meleqëve ajo që do të ndodhë vitin e ardhshëm. U quajt Kadr sepse kjo është një natë e lartë tek i Madhi Zot dhe se në të falen gjynahet më së shumti dhe mbulohen të këqijat, pra kjo është natë e Magfiretit-mëshirës.

Dijetarët islamë e quajtën “festë ndër më të respektuarat, natë e paqes, e mirësisë së përgjithshme, e shpërblimit të pashembullt”. Njëra prej madhështive të kësaj nate është edhe hapja e dyerve të qiejve për të pranuar lutjet e atyre që i drejtohen Zotit të tyre që t’u zgjidhur hallet, për t’u larguar vështirësitë dhe për t’u sjellë gëzim. Kjo natë është më e mirë dhe më e vlefshme se një mijë muaj të tjerë. Dhe 1000 muaj bëjnë 83 vjet e 4 muaj. Duke ditur se jeta mesatare e njerëzve në këtë botë nuk i kalon të 74 vjetët, do të thotë se kjo natë është më me vlerë se tërë jeta e njeriut. Çfarë duhet të bëjë muslimani e muslimania Natën e Kadrit?

 

-Të bëjë sa më shumë dua (lutje). -Të bëjë teube e istigfar (të pendohet, për mëkatët dhe të kërkojë mëshirë nga i Madhi Zot. -Të shtojë tespihët (të permendurit dhe të madhëruarit e Allahut) dhe falënderimet.

 

-Të bëjë salavat për Pejgamberin a.s. -Të japë sadaka sa të ketë mundësi.

 

-Të ruhet nga mëkatet e gjymtyrëve (duarve, këmbëve, syrit, veshit, etj).

 

-Të mos i kalojë namazet pa xhemat (pra të falet sa më tepër në xhami).

 

-Të falë namaz nafile dhe tesheh-hud (namaz i natës) më tepër se zakonisht.