Miris Hoti, sulmuesi prizrenas me shikim drejt ekipeve evropiane

Miris Hoti, sulmuesi prizrenas me shikim drejt ekipeve evropiane

872
0

Pas disa eksperiencave të suksesëshmë  me ekipin e Kf Kukësi në Superiore, Kf Veleçiku në kategorinë e parë në Shqipëri,19 vjeçari prizrenas ka tërhequr vëmendjen e skautistëve evropianë teksa këto ditë të para të gushtit është në “bankoprovën” e një ekipi të superiores turke.

Sipas menaxherit të mirënjohur Hilmi Bytyqi, në bisedime qëndron edhe një ekip i  Serisë A, italiane.  19 vjeçari sulmues është produkt i Akademisë së  Futbollit Teuta në  Prizren  dhe parqitja e tij do ta bënte atë golashënuesin më mire në fillimet e tij të Liges Rajonale të Prizrenit, çka do tërhiqte vëmendjen e z Bytyqi, që të merrej me menaxhimin e futbollistit të talentuar. Në CV e talentit prizrenas  shënohet edhe një eksperiencë me Kf Drini I Bardhe që daton me fillimin e karrierrës si sulmues.