Lajme

Miriami Cani feston me këngë 1-vjetorin e Duam: Sa shumë të dua

By vizional

January 14, 2021

Duam mbush sot 1 vjeç dhe dhuratën më të bukur ia ka bërë Miriam. Këngëtarja ka vendosur që pikërisht sot, të publikojë këngën dedikuar djalit të saj me titull “Sa shumë të dua”.

“Gëzuar ditëlindjen tënde të parë dashuria ime. Këtë këngë të thjeshtë, por të sinqertë mami e këndoi me shumë dashuri. Një dhuratë me tinguj zemre për ty. Të dua Duam”, shkruan Miriam.

Kënga nuk ka videoklip, por në sfond është një foto e Miriamit me djalin. Me siguri kjo këngë që u nis si dhuratë për Duam, tashmë do të kthehet në dhuratë për shumë nëna të cilat do ua këndojnë fëmijëve para gjumit.