Mirë Europa paska faj, po ai që vodhi lopën…/ Akademiku “shpërthen” ndaj...

Mirë Europa paska faj, po ai që vodhi lopën…/ Akademiku “shpërthen” ndaj Ramës

304
0

Akademiku Artan Fuga ka reaguar pas deklaratave të Kryeministrit Edi Rama, i cili fajësoi Europën për dështimin në hapjen e negociatave me BE. Fuga ka ironizuar Kryeministrin, madje duke përdorur edhe një batutë: “Mirë Europa paska faj! Po ai që vodhi lopën nuk ka faj fareeeee!”.

Reagimi nga Artan Fuga

Mirë Europa paska faj!

Po ai që vodhi lopën nuk ka faj fareeeee!

Ne nuk kemi gjykatë kushtetuese! – Fajin e ka Bundestagu. Konkretisht ca deputetë që na vunë 99 kushte!

Kemi edhe deputetë të paligjshëm në Kuvend! – Fajin e ka nobelisti Handke.

Shqiptarët po ikin me valë! Fajin e ka zonja Merkel! I tërheq si me magnet!

Presidentin e kemi të keq dhe do ta shkarkojmë! Fajin e ka Ramushi !

Në zgjedhje morën pjesë vetëm ata që u kontrollojnë gishtin te porta e zyrës! – Fajin e ka Makroni!

Këshillat bashkiake i kemi moniste! – Zoti Trump që konsiderohej armik i Shqiptarëve e kishte fajin!

Na kapin tonelata me kanabis në kufi! – E kanë fajin ata deputetët holandezë, ata maskarenj!

Po për përgjimet te Bild! Për ato e kishte fajin Elez Biberaj.