Lajme

Miratohet rregulli i ri i futbollit për zëvendësimet gjatë një ndeshjeje

By vizional

May 08, 2020

Rregulli është që secili trajner mund të kërkojë zëvendësime vetëm tri herë. Pra, duhet që të bëjë zëvendësime dy njëherësh ose tre për të plotësuar 5 zëvendësimet

Tashmë është zyrtare. Klubet e futbollit do të lejohen të bëjnë pesë zëvendësime për ndeshje, në të gjitha garat, të cilat do të rifillojnë tani dhe do të mbarojnë brenda vitit.

Kjo është një masë ndihmëse për ekipet, që do të kenë kalendar shumë të ngjeshur prej pandemisë së koronavirusit. Me këtë ndryshim, thuajse gjysma e skuadrës mund të zëvendësohet, duke mos i lënë lojtarët përgjatë 90 minutave të lojës në veprim.

Rregulli është që secili trajner mund të kërkojë zëvendësime vetëm tri herë. Pra, duhet që të bëjë zëvendësime dy njëherësh ose tre për të plotësuar 5 zëvendësimet – nëse dëshiron t’i bëjë të gjitha.