Minstrat e Vendeve të BE japin ‘OK’ për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe MV, Varhelyi: E ardhmja e Ballkanit është në BE

Minstrat e Vendeve të BE kanë rënë dakord për të dhënë dritën jeshile për çeljen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për integrimin në Bashkimin Europian.

 

Lajmi i mirë është bërë i ditur nga Komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi i cili ndërsa bën me dije vendimin e ministrave, ka uruar me gjithë zemër të dyja vendet ndërsa shton se e ardhmja e ballkanit perëndimor është në BE.

 

“Shumë i kënaqur që vendet anëtare të BE-së sot arritën marrëveshje politike për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe MV. Unë i uroj me gjithë zemër të dy vendet. Kjo gjithashtu dërgon një mesazh me zë të lartë dhe të qartë për ballkanin perëndimor: E ardhmja juaj është në BE”, shkruan Varhelyi .

 

Kujtojmë se Këshilli Europian ka mbështetur Shqipërinë për hapjen e negociatavë për anëtarësim, por duhet te plotësohen 13 kushte.

 

 

Reforma zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE, ngritja dhe funksionimi i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykates së Lartë pas marrjes së opinionit nga Komisionini Venecias dhe rezultatet e para në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrpusionit nga organet e reja të drejtësisë, janë tre kriteret që KE kërkon që të plotësohen nga Shqipëria.

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *