Ministrja Manastirliu ka një apel për të gjithë qytetarët: Kujdes maksimal për të ruajtur veten dhe të tjerët

Ndërsa sot nisin aktivitetin një sërë biznesesh mes tyre, klinikat dentare, parukieritë dhe berberët dhe një pjesë e mirë e vendit është shpallur zonë e gjelbër ministrja e Shëndetësisë dhe mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka një apel.

Nëpërmjet një postimi në facebook, Manastirliu i bën thirrje të gjithë qytetarëve që secili të jetë i kujdesshëm në ruajtjen e higjienës personale dhe distancës sociale, me qëllim që të mbrojë jetën e tij dhe të tjerëve.

“Me lehtësimin e masave shtrënguese, është shumë e rëndësishme që secili prej nesh të tregojë kujdes maksimal për të ruajtur veten dhe të tjerët. Ja disa rregulla të rëndësishme për të kufizuar përhapjen e #COVID19”, shkruan Manastirliu.

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *