Lajme

Ministria e Shëndetësisë jep miratimin, nga e hëna nisin stërvitjet

By vizional

May 17, 2020

Futbolli ka marrë “dritën jeshile” nga Ministria e Shëndetësisë. Si pasojë e lehtësimit të masave duke filluar nga e hëna më 18 maj, ashtu siç pritej, klubet e futbollit do të mund të rinisin stërvitjen direkt në grup dhe jo në mënyrë individuale.

Një lajm pozitiv ky për klubet, të cilat do ta kenë më të lehtë për t’u përgatitur për rifillimin e kampionateve

Kujtojmë që Kategoria Superiore do të rinisë në 3 qershor, ndërkohë që Kategoria e Parë dhe e Dytë, është planifikuar të rinisë në 7 qershor.