
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar të gjithë qytetarët shqiptarë të mbetur të izoluar jashtë vendit se riatdhesimet janë mbyllur ditën e djeshme, ndërsa ka vënë në dispozicion disa numra të Njësisë së Emergjencës. Në njoftimin e saj, Ministria thotë se janë riatdhesuartë gjitha rastet emergjente, të cilat janë vlerësuar me rigorozitet.
Njoftimi i Ministrisë:
Njoftim drejtuar gjithë qytetarëve shqiptarë që për shkak të COVID-19, kanë ngelur të bllokuar jashtë RSH-së. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, bën me dije të gjithë qytetarët shqiptarë të cilët nuk arritën të ishin pjesë e planit të riatdhesimit, se dje plani është mbyllur me fluturimin e bërë nga Roma.
Gjithashtu, ju bëjmë me dije se janë riatdhesuar të gjitha rastet emergjente, të cilat janë vlerësuar me rigorozitet nga Përfaqësitë e RSH-së në botë.
Duke nisur nga sot, datë 2 prill 2020, të gjithë qytetarët e mbetur të bllokuar, duhet t’i drejtohen VETËM Njësisë së Emergjencës, të ngritur në MEPJ, në numrat e emergjencës, si më poshtë, ose në adresat e e email-it:
emergjencat@mfa.gov.al;
dk@mfa.gov.al.
Numrat e vendosur në dispozicion mund t’i kontaktoni nga ora 09:00-17:00.
00355694045503
00355694045502
00355694045500
00355694045498
00355694045495
00355694045505
00355694045501
00355694045499
00355694045497
00355694045496
Numrat e vendosur në dispozicion mund t’i kontaktoni nga ora 08:00-20:00.
00355694045493
00355694045487
00355694045492
00355694045494
00355694045489
00355694045486
00355694045490
00355694045491
00355694045485
00355694045488
❗️Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ju siguron që çdo qytetar i cili do të komunikojë me Njësinë e Emergjencës ( në numrat e vënë në dispozicion ose nëpërmjet email-it) do të marrë përgjigje!