Ministria e Arsimit publikon datat për provimet e mbetësve të Maturës Shtetërore

Ministria e Arsimit publikon datat për provimet e mbetësve të Maturës Shtetërore

330
0

Ministria e Arsimit ka publikuar ditën e sotme datat për zhvillimet e provimeve të Maturës Shtetërore për të gjithë maturantët mbetës.

Provimet do të zhvillohen përkatësisht sipas këtyre datave: provimi i Gjuhës së Huaj do të zvillohet në datën 24 gusht, provimi i Gjuhës Shqipe do të mbahet në datën 27 gusht, provimi i Matematikës në datën 31 gusht dhe provimi i lëndës me zgjedhje do të zhvillohet në datën 3 shtator.