Pas kryeministrit grek, është ministri i jashtëm i Athinës që deklaron se Shqipëria nuk i ka përmbushur detyrimet e saj.
Nikos Dendias me një artikull të tij të publikuar në gazetën greke ‘Ta Nea’, flet për marrëdhëniet e Greqisë me vendet e rajonit.
Më shumë Dendias flet për marrëdhëniet me Turqinë, por ka tërhequr vëmendjen edhe për zhvillimet me Shqipërinë
‘Për sa i përket Shqipërisë, përmirësimi i marrëdhënieve bilaterale janë të dukshme dhe janë përfitime për të dy vendet.
Sidoqoftë, duhet të theksoj se Shqipëria ende nuk po arrin të përmbushë detyrimet e saj në lidhje me pakicat dhe të drejtat pronësore të pakicës kombëtare greke’, shkruan Nikos Dendias në artikullin e tij për gazetën greke ‘Ta Nea’.