Aktualitet

Ministri Demiraj takon ambasadorin britanik, zgjedhjet e lira kryefjalë e bashkëbisedimit

By vizional

May 29, 2017

Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj zhvilloi një takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar Duncan Norman. Ministri Demiraj i shprehu ambasadorit ngushëllimet më të sinqerta për aktin e rëndë terrorist që ndodhi në Manchester dhe mori jetën e 22 personave të pafajshëm. Demiraj shprehu solidaritetin dhe angazhimin e Shqipërisë dhe strukturave të Ministrisë së Punëve të Brendshme në luftën kundër terrorizmit. Ambasadori Norman u shpreh se ngjarja e rëndë në Manchester tregoi nevojën për rritjen e përpjekjeve për bashkëpunim me intensive ndërkombëtar, veçanërisht në fushën e inteligjencës, në luftën kundër terrorizmit. Ministri i Punëve të Brendshme Demiraj diskutoi me ambasadorin edhe për prioritetet e tij në krye të Ministrisë, duke u përqendruar tek garantimi i një procesi të qetë dhe të sigurt zgjedhor, luftën pa kompromis kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, kundër përdorimit të parave të trafikimit të drogës dhe blerjes së votës.