Mimi Kodheli paralajmëron: Shkëputje e të gjitha lidhjeve nepotike në administratë

Mimi Kodheli paralajmëron: Shkëputje e të gjitha lidhjeve nepotike në administratë

102
0

Kur vjen puna te LSI, socialistët nuk e mohojnë atë që pritet të ndodhë në administratë që në nisje të qeverisjes së ardhshme. Ministrja e Mbrotjes, Mimi Kodheli ka paralajmëruar shkëputjen e të gjitha lidhjeve nepotike në administratë, kur u pyet për LSI, gjatë një interviste për Gazeta Shqiptare. Madje Kodheli ishte e prerë kur tha se “do të bëhet drejtësi” në lidhje me të gjitha emërimet e paligjshme në administratë. “Gjëja e parë dhe e fundit që ne do të bëjmë është respektimi i ligjit. Bazuar në këtë gjë gjithsekush duhet të ndihet i sigurt se zbatimi i ligjit do të jetë në krah të gjithsecilit, që me të drejtë është punonjës i Administratës Civile. Sigurisht që kjo nuk do të thotë që të gjithë ata që në mënyrë të padrejtë, në mënyrë nepotike, në mënyrë kaotike, në mënyrë abuzive kanë marr një post që nuk e meritojnë, nuk do të rishikohen si një kazus, si një rast që duhet të zgjidhet apo duhet të sistemohet ndryshe, apo duhet të vihet drejtësia në vend. Shqipëria është një vend i vogël, gjithsekush njeh gjithkënd, por kjo nuk do të thotë që ne nuk duhet të vazhdojmë të zbatojmë me rigorozitet radhitjen sipas meritës, sipas pikëve, sipas procedurave dhe sipas kurikulumeve që gjithsekush ka në CV-në e vet. Askurrkush nuk duhet të ketë frikë nga asgjë. Ne duhet të vazhdojmë të zbatojmë ligjin, do ta bëjmë këtë gjë me seriozitetin që na takon, si një forcë politike që nuk është armik i askurrkujt, por është mik i gjithkujt sidomos kur flitet për ata që ligjin e zbatojnë” Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli është shprehur pozitive për një aleancë me deputetët e PDIU-së. Megjithëse kreu i kësaj force politike është lënë jashtë parlamentit, socialistët duket se do të mirëpresin në gjirin e tyre 3 votat që mori partia e çamëve këto zgjedhje. “Projekti ynë i katërvjeçarit të ardhshëm është një projekt që do të ceki çdo pëllëmbë tokë shqiptare, dhe do të ceki pa dyshim përmirësimin e jetës të çdo qytetari, ndaj gjithsekush që i bashkohet këtij projekti madhor për Shqipërinë, këtij projekti madhor të Partisë Socialiste, por kuq e zi është më shumë sesa i mirëpritur të japë kontributin e vet”

loading...