Ekonomi

Milionat e eurove që shpenzuan shqiptarët për pushime jashtë vendit, thyhet rekordi historik

By vizional

September 12, 2019

Në gjysmën e këtij viti shqiptarët kanë shpenzuar afërsisht 700 milionë euro për udhëtime jashtë vendit, duke thyer një rekord të ri historik për sezonin e pranverës dhe fillimit të verës.

Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore, paratë që kanë janë shpenzuar jashtë vendit duke patur si qëllim udhëtimin dhe turizmin, nga Janari deri në fund të Qershorit arritën vlerën e 697 milionë eurove.

Vetëm për sezonin e fillimit të verës, transfertat jashtë vendit për këtë qëllim arritën 425 milionë euro duke thyer një tjetër rekord historik, ndërsa krahasuar me një dekadë më parë vlera rezulton të jetë rritur me 40%.

Tendenca për të pushuar më shumë jashtë Shqipërisë, por dhe për të rritur cilësinë e turizmit është shtuar gjatë vitet e fundit. Vetëm në 2018-n, shtetasit shqiptarë lanë në vendet e tjera 1 miliardë e 382 milionë euro.

Sipas të dhënave zyrtare, vitin e shkuar, hyrjet dhe daljet e tyre në kufi regjistruan shifrën e 8 milionë e 300 mijë lëvizjeve, ndërsa udhëtimet përmes ajrit u rritën me 10%.