Milani thyen rekordin 70-vjeçar, vetëm Barcelona ka bërë më shumë

Milani thyen rekordin 70-vjeçar, vetëm Barcelona ka bërë më shumë

394
0

Milani mposhti mbrëmjen e djeshme Lazion 3-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Serie A.

Kuqezinjtë e mbyllën vitin në vendin e parë duke lënë pas Interin dhe Juventusin.

Me dy golat e shënuar mbrëmë, skuadra e Piolit ka thyer rekordin 70-vjecar, ku tani për tri ndeshje ka mbetur të kalohet vetëm Barcelona.

Milani bëhet skuadra e parë që arrin të shënoj dy gola ose më shumë në 15 ndeshje radhazi në kampionat. Kujtojmë që Barca në vitin 1948 këtë seri e ka mbajtur për 18 ndeshje radhazi.