Lajme

Milani I pamposhtur, ruan kreun, mposht me 3 gola Napolin

By vizional

November 23, 2020

Milani mposhti Napolin në “San Paolo” me rezultatin 1-3, duke vazhduar kryesimin në Serie A. Heroi i ndeshjes ishte Zlatan Ibrahimovic me dy gola, ndërkohë që në sekondat e fundit edhe një goditje e Hauge, i dhuruan 3 pikë të arta kuqezinjve. Në 8 javët e para të kampionatit Milani ka arritur të grumbullojë 20 pikë.

Golin e vetëm për të Napolin e realizoi Mertens në minutën e 63-të. Vlen të theksohet fakti se vendasit e luajtën për afro 30 minuta me 10 lojtarë, pasi Bakajoko u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 65-të. Në sfidën e radhës kuqezinjtë do të presin Fiorentinës, ndërsa Napoli do të luajë përsëri në shtëpi ndaj Romës.