Milan befason me përforcimin e ri

Milan befason me përforcimin e ri

96
0

 Milani po synon ta transferoj edhe sulmuesin e krahut të RB Leipzig, Emil Forsberg

Pronarët e ri të Milanit janë shumë aktiv në këtë afat kalimtar. Rossonerët brenda pakë ditëve kanë kompletuar transferimin e katër lojtarëve: Ricardo Rodríguez (Wolfsburg), Franck Kessie (Atalanta), Mateo Musacchio (Villarreal) dhe Andre Silva (Porto).

Por, ekipi nga San Siro nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq. Sipas ESPN, Rossonerët kanë shfaqur interesim edhe për sulmuesin e RB Leipzig, Emil Forsberg.

25 vjeçari, i cili luan për përfaqësuesen e Suedisë, mund t’i kushtoj Milanit 20 milionë euro, përcjell Express.

Forsberg ishte transferuar në RB Leipzig nga Malmo në vitin 2014. Ai me ekipin nga Bundesliga ka luajtur 72 ndeshje dhe ka shënuar vetëm 16 gola. /Express/ 

loading...
Shperndaje