Lajme

Milaim Zeka publikon mesazhet kërcënuese: Më ka sharë nga nëna që e kam akoma të zhdukur

By vizional

April 27, 2019

Deputeti i Nismës Socialdemokrate në Kuvendin e Kosovës Milaim Zeka, ka publikuar në ‘Facebook’, disa mesazhe për të cilat thotë se ja ka dërguar Arton Rustemi. Zeka shprehet se personi që e ka ofenduar është dhe kandidat i LDK-së. Sipas Zekës, ai e ka sharë nga nëna, e cila rezulton akoma e zhdukur. ‘Shihne kete zecin e LDK se, madje edhe kandidat i kesaj partie, çfare fjalori perdor ndaje nje deputeti. Me pas ky prapanicen e shokeve te mi, apo familjareve, besoni qe suxhuk na kishin ba… Nanen te cilen e kam akoma te zhdukur, ky ma shane. Ani, nuk i dihet, mundet me vra rrufeja edhe ne qenef, edhe ne hitha…’, shkruan Zeka.