“Mikrobet janë kudo”! ISHP mesazh qytetarëve: Larja e duarve, një nga hapat...

“Mikrobet janë kudo”! ISHP mesazh qytetarëve: Larja e duarve, një nga hapat më të rëndësishme për t’u mbrojtur

325
0

Isntituti i Shëndetit Publik jep një mesazh për qytetarët në Ditën Botërore të Larjes së Duarve.

ISHP shkruan në ‘Facebook’ se mikrobet ndodhen kudo, ndaj dhe larja e duarve me ujë dhe sapun është një nga hapat më të rëndësishme që qytetarët mund të ndërmarrin për të eleminuar mikrobet.

 

Mesazhi i ISHP:

 

Larja e duarve në Shtëpi, Jashtë, në Lojë, dhe kudo që jeni.

🦠 Mikrobet janë kudo!

Ato mund të jenë në duart tuaja ✋🏻🤚🏻dhe në objektet që ju prekni. Larja e duarve gjatë ditës me ujë dhe sapun 🧼 është një nga hapat më të rëndësishme që ju mund të ndërmerrni për të eleminuar mikrobet dhe të shmangni shpërndarjen e tyre tek të tjerët.

#DitaBorëroreeLarjessëDuarve