
Pronarja e një restoranti në Georgia të SHBA duhet të gjente një mënyrë për të paguar punëtorët e saj teksa vendi ështëpërfshirë nga një krizë e pazakontë për shkak të koronavirusit
Gruaja vendosi të përdorte dollarët e ngjitur në muret e restorantit, para të cilat i kishte vendosur në formën e një ‘koleksioni’. Klientët e “Sand Bar” në Tybe Island kishin ngjitur nga një kartëmonedhë 1 dollarëshe nëpër mure përgjatë 15 viteve.
Restoranti është i mbyllur përkohësisht për shkak të masave në parandalimin e koronavirusit, ndaj edhe pronarja kishte vështirësi të paguante punëtorët.
Jennifer Knox mblodhi dollarët që ishin ngjitur nëpër mure dhe ua shpërndau punonjësve të saj.
Shuma që mblodhi ishin rreth 3700 dollarëndërsa iu deshën 3 ditë që t’i mblidhte të gjitha