Aktualitet

Mijëra besimtarë myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin

By vizional

August 11, 2019

Mijëra besimtarë myslimanë në mbarë botën festojnë sot Kurban Bajramin. Besimtarët shqiptarë kanë falur në orët e para të mëngjesit festën e Kurban Bajramit në Sheshin “Skënderbej”.

Besimtarët iu drejtuan Zotit me lutje për më shumë paqe dhe harmoni. Në mesazhin e tij para qytetarëve, kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu u shpreh se simbolika e kësaj dite është kurbani, si shenjë mirënjohjeje ndaj Zotit.