Aktualitet

MIJËRA AUTOMJETE NË QARKULLIM PA SIGURACION ! POLICIA LUM GJOBASH – MBI 23.8 MLN VETËM PER 6 MUJORIN E PARË 2019

By vizional

July 08, 2019

D.Shkembi

 

Edhe psë është një sigurim i detyrueshëm më ligj, mijëra drejtues automjetesh vazhdojnë të qarkullojnë në vend pa kryer siguracionin. Sipas të dhënave të siguruara nga Policia e Shtetit, vetëm në 6- mujorin e parë të këtij viti janë gjobitur 1616 automjete pasi janë kapur në qarkullim pa siguracion. Nga kjo shumë 1111 prej tyre kanë kryer pagesën e ndëshkimit ,që në total shkon në afro 23.8 mln vetëm për Janar – Qershor. Sa i përket vitit që shkoi, sipas të dhënave të siguruara nga Policia, 2765 drejtues automjetesh u gjobitën pasi qarkullonin pa kryer siguracionin e makinës. Për vitin 2018, gjobat e paguara në total për këtë kategori ishte rreth 52,5 mln lekë. Ky grup qytetarësh i shmanget siguracionit që kushton rreth 18 mijë lekë në vit dhe preferojnë të paguajnë gjoba dhe të udhëtojnë pa e siguruar automjetin duke marë përsipër riskun e madh që mund t’i lindë nga ndonjë aksident i mundshëm.

Por cfarë ndodh për një automjet të pasiguruar që kryen një aksident?

Drejtues të Kompanive të Sigurimit sqarojnë :

“Të gjithë personat që kanë një automjet në pronësi duhet të kryejnë siguracionin TPL , sepse në rast se nuk sigurohen ata marrin masa administrative nga policia.

Më e pakta është gjoba që merret direkt sapo identifikohet nga policia me rreth 20 mijë lekë.

Nëse ky person ( me automjet të pasiguruar) i shkakton dëm një mjeti tjetër të siguruar (dëm i cili paguhet nga kompania e sigurimit), atëhere këtë dëm detyrohet ta paguajë vetë personi që është i pasiguruar. Me e keqja e të gjithë kësaj është nëse ndodh një aksident me pasoja në jetë njerëzish ( pra dëmton mjetin dhe njerëz, me plagosje apo humbje jete) – të gjitha këto shpenzime i ngarkohen personit që është i pa siguruar.”

Ekspertë të sigurimeve bëjnë thirrje për ndërgjegjësim të qytetarëve që mos të udhëtojnë me makina pa siguracion pasi pasojat finanaciare mund të jenë tepër të larta.