Mickovski kundër vizitës së Ali Ahmetit me ministra në Kosovë

Mickovski kundër vizitës së Ali Ahmetit me ministra në Kosovë

275
0

Kryetarin e VMRO-DPMNE, zoti Micovskin, nga reagimi i Tij, del se e ka djegur të “gjallë” vizita e madhe dhe historike e pjesës shqiptare të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në Kosovë.

Akoma me shumë del se z. Mickovskin e ka qoroditur fakti se pse delegacionit qeveritar shqiptar të kabinetit të Qeverisë së Maqedonisë se Veriut në Kosovë, i ka prirë ikona e gjallë e popullit shqiptar të shqiptarëve në Maqedoni, lideri karizmatik, demokrati integrist, i famshmi Ali Ahmeti.

Reagimi i z. Mickovskit i kapercen inatet dhe korrnizen e opozitarit konstruktiv, ai del jashte vijës së kuqe, sepse reagon jo si opozitar demokrat, por si shovinist e sikur maqedonet antishqiptar te kohes se dy Llazarëve, Mojsovi e Kolishevski, aktorë e faktorë te atij aparati te dhunes e terrorit shovinist mbi shqiptarët.

Hristijan Mickovski, vërja gishtin kokës dhe shiko se çka je duke deklaruar e çfarë po dërdëllisë.

Ka ikur koha kur shqiptarët e Maqedonisë se Veriut, kanë pyetur se kur duhet të shkojnë në Shqipëri e në Kosovë.

Ka ikur koha kur paraardhësit tuaj denonin shqiptarët e Maqedonisë që shkonin në Shqipëri ose dergonin shqiptarët lojal e puthadorë për qëllime antishqiptare ne Kosovë.

Dhe krejt ne fund ne e dijmë se ku të dhëmb Ty z. Hristijan.

Ti je i tronditur se ne zgjedhjet e ardhshme në Maqedoninë e Veriut, fitimtarë të kampit shqiptarë do ta keshë përsëri Ali Ahmetin, i cili jo vetëm nuk do ta ketë kundër Kryeministrin e Kosovës, por do ta ketë përkrahë Tij në realizimin e ëndrrës shqiptare per integrime euroatlantike.

Kanë perenduar kohërat sikur atëherë, kur  baballarët tuaj sundonin shqiptarët.

Ska më, Ali Ahmeti është i të gjithëve dhe Zvendëskryeministri e  Ministrat e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, janë jo vetëm të Maqedonisë, por edhe të Kosovës e të Shqipërisë.

Prof. Mentor Dauti

Tetovë 01.02.2022