MFE: Lehtësojmë tregtinë mes vendeve, reduktojmë kohën dhe procedurat doganore

MFE: Lehtësojmë tregtinë mes vendeve, reduktojmë kohën dhe procedurat doganore

391
0

MFE informon biznesin mbi statusin e Operatorit Ekonomik të Autorizuar

Ministria e Financave dhe Ekonomisë, së bashku me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, zhvilluan aktivitetin: “Informimi i Sektorit Fason mbi Statusin e Operatorëve Ekonomik të Autorizuar (OEA) për Biznesin”, me qëllim njohjen mbi rëndësinë e këtij statusi, si dhe përmirësimin e klimës së biznesit në vend.

Vendet anëtare të Marrëveshjes CEFTA kanë negociuar Protokollin Shtesë 5, i cili synon krijimin e sinergjive midis vendeve të rajonit për lehtësimin e tregtisë. “Ky protokoll është një përgjigje e  kërkesave nga biznesi për krijimin e lehtësirave dhe eliminimin e barrierave të panevojshme në tregti, krijon një garanci shtesë për eksportuesit shqiptarë, lehtëson procedurat dhe synon thjeshtësimin e inspektimeve. Gjithashtu, mundëson reduktimin e formaliteteve të import-eksportit, shkëmbimin elektronik të të dhënave, njohjen reciproke të testeve laboratorike dhe programit të Operatorëve Ekonomikë të Miratuar, zbatimin efektiv të kontrollit të riskut, si dhe parashikon kushtet që duhet të plotësohen për dhënien e statusit të Operatorit Ekonomik të Autorizuar”, theksoi Denaj.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë është e angazhuar maksimalisht të japë ndihmesën e saj në krijimin e një mjedisi sa më të favorshëm për biznesin në Shqipëri, si dhe t’i japë një hov sipërmarrjes shqiptare në këtë kuadër, veçanërisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin edhe Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Milva Ekonomi, Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Genti Gazheli, si dhe përfaqësues të biznesit, të cilët vlerësuan këtë iniciative dhe marrëdhënien me administratën doganore.