Kronike

‘Mezhgorani’ me 28 të arrestuar/ Pas Henri Çilit, zbardhet përfshirja e vajzës së Eli Farës, ja çfarë u zbulua nga përgjimet (E PLOTË)

By vizional

February 29, 2020

Detaje të reja kanë dal nga mengaoperacioni i ditës së djeshme, ku 28 personave u vunë në pranga, mes të cilëve rezultonte edhe botuesi Henri Çili, avokati i tij Ilir Korbi dhe biznesmeni i njohur Seit Fishta.

Sot është zbuluar se në listën e 53 të implikuarve është edhe emri i Marina Farës, vajzës së këngëtares Eli Fara. Në përgjimet e bëra nga prokuroria ka dalë se ajo ka pasur kontakte të shpeshta telefonike me njërin nga të ndaluarit për trafik dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Mësohet se në përgjime, vajza e këngëtares ka emrin e saj të gjendjes civile Roxhensa Vangjush Kapurani, ndërkohë pas pagëzimit ajo ka ndryshuar emrin, njëkohësisht ka hequr dorë edhe nga mbiemri i të atit.

Bëhet me dije se Marina Fara ka pasur kontakte të shpeshta telefonike me njërin nga të nga të ndaluarit. Ndërkohë policia i ka kontrolluar banesën në Tiranë, për të konstatuar nëse ka prova si lëndë narkotike apo armë, që e implikojnë në këtë aksion policor. Por nga kontrollet e kryera, gjithçka ka rezultuar në rregull për të bijën e Eli Farës.

Ndërsa Prokuroria e Përmetit ka kërkuar për Farën detyrim paraqitje, ku pritet të shpallet edhe vendimi që gjykata do të shpallë për të.