Meta takon ekipin izraelit në Durrës: Jo vetëm na ndihmuan, por edhe...

Meta takon ekipin izraelit në Durrës: Jo vetëm na ndihmuan, por edhe na mësuan

282
0

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka takuar në Durrës ekipin izraelit, të cilët po bëjnë inspektimet e banesave të dëmtuara nga tërmeti.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Meta e ka cilësuar punë e tyre të shkëlqyer gjithë këto ditë në ndihmë të institucioneve tona.

Njëherazi kreu i shtetit ka falenderuar edhe ambasadorin e Izraelit, Noah Gal Gendler për kontributin e çmuar që po jep në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Statusi i plotë:

Kënaqësi e veçantë të bisedoja mbrëmë në Durrës me ekipin e mrekullueshëm izraelit që ka bërë një punë të shkëlqyer gjithë këto ditë në ndihmë të institucioneve tona dhe komuniteteve të prekura rëndë nga pasojat e tërmetit tragjik. Ata jo vetëm na ndihmuan shumë, por edhe na mësuan shumë! Falënderoj ambasadorin e Izraelit, Noah Gal Gendler për kontributin e çmuar që po jep në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tradicionalisht të shkëlqyera mes dy vendeve e popujve tanë.