Presidenti Ilir Meta me anë të një statusi në Facebook ka shpërndarë një foto në takim me ish-eurodeputeten Doris Pack.
Kreu i shtetit shprehet se “ish-eurodeputetja gjermane është një mbështetëse e flaktë e Shqipërisë e ndershme dhe me integritet, siç duam t’i shohim të gjithë përfaqësuesit europianë”.
Postimi i Ilir Metës:
Kënaqësi të takohesha sot me Doris Pack, një mbështetëse e flaktë e Shqipërisë, e ndershme dhe me integritet, siç duam t’i shohim të gjithë përfaqësuesit europianë.