Në vijim të vizitës së tij në Francë, Presidenti Ilir Meta ka ndaluar ne “La Maison de l’Albanie”, qe e cileson si shtëpine e ngrohtë te shqiptarëve dhe e kulturës shqiptare në Paris.
Kreu i shtetit, duke ndare kenaqesine e ketij takimi me ndjekesit e tij ne Facebook, shkruan se eshte takuar aty me përfaqësues të shoqatave të komunitetit tonë të dashur, të mirëintegruar në Francë
Postimi i Presidentit Meta
Shumë i lumtur të vizitoja “La Maison de l’Albanie”, shtëpi e ngrohtë e shqiptarëve dhe e kulturës shqiptare në Paris, ku pata kënaqësinë të takoja përfaqësues të shoqatave të komunitetit tonë të dashur, të mirëintegruar në Francë. Ky komunitet ka potencialet intelektuale për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona historike e miqësore me Francën, dhe njëkohësisht të kontribuojë për një zhvillim më të mirë, më të qëndrueshëm dhe të shëndetshëm të imazhit dhe të përkushtimit europian të Shqipërisë. Mbështes përpjekjet e tyre për mësimin e gjuhës shqipe përmes teatrit, dhe projektet e tjera për njohjen e vlerave, kulturës dhe historisë shqiptare në Francë. 🇦🇱🤝🇫🇷