Meta: Strategji dhe politika ekonomike afatgjata e të qarta në funksion të...

Meta: Strategji dhe politika ekonomike afatgjata e të qarta në funksion të rritjes së konkurrueshmërisë së biznesit shqiptar

937
0

Në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta mori pjesë në veprimtarinë e Fondacionit Illyricum Sacrum me temë: “Gjergj Kastrioti në ekonominë shqiptare” të përqendruar sidomos te marketimi i simbolit të Skënderbeut në ekonominë shqiptare.

Image may contain: 3 people, indoor

Në këtë takim ishin të pranishëm albanologë, historianë, studiues, përfaqësues të shoqërisë civile e të medias dhe sipërmarrës nga Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë, të cilët kishin ekspozuar edhe prodhimet e tyre. “Në këtë vit jubile të kremtimit të 550-vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, kemi nevojë jo vetëm të përkutojmë dhe vlerësojmë veprën, jetën dhe kontributin e pashlyeshëm historik të kësaj figure emblamatike të kombit tonë, por ndër të tjera të reflektojmë me vetëdijen tonë kombëtare se si këto vlera dhe trashëgimi historike të mishërohën dhe të përjetësohen edhe në promovimin e ekonomisë sonë dhe potencialin eksportues të produkteve autoktone shqiptare.

Image may contain: 9 people, people sitting and table

Historia e suksesit të konjakut ‘Skënderbeu’, duhet të na frymëzojë për krijimin e produkteve të tjera origjinale me të njëjtin “brandim – Made in Albania” që mund të tregëtohen ndërkombëtarisht duke shfrytëzuar emrin e përbotshëm, figurën dhe simbolikën e Skënderbeut tonë – historia e të cilit nuk njeh kufi”-tha Meta në fjalën e tij.

Image may contain: 5 people, people standing and suit

Ajtiviteti u zhvillua tek resort Stela, ku  Shoqata Restoranteve Turistike Shqiptare ishte pjesë e eventit me tre anëtarë të saj, me promovimin e produkteve të tyre:

PANORAMA DAJT.

RESTORANT RRUSHI POGRADEC

DHE HANI PERPARIM LACIT PUKE.