Meta “shpëton” akademinë, rrëzon me dekret Gjinushin e Ramën

Meta “shpëton” akademinë, rrëzon me dekret Gjinushin e Ramën

528
0

Presidenti Meta nuk ka dekretuar zgjedhjen e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave. Mes polimikave dhe shumë debateve që shkaktoi zgjedhja e tij, ku mjaftë intelektualë dhe jo vetëm u shprehen kundër një zgjedhje të tillë, ndërkohë që nga ana tjetër ai nuk i purmbush kushtet ligjore për aq kohë sa është i rregjistruar në parti,  kryeministri Rama e vuri atë në krye të Akademisë. Por sot kjo u hodh poshtë me dekret presidencial. Përmes një njoftimi të Presidencës, Meta ka bërë të ditur se e ka refuzuar emërimin e Gjinushit në drejtim të këtij institucioni, duke renditur edhe argumentet për marrjen e këtij vendimi. Një nga arsyet kryesore, është e shkuara në politikë e Gjinushit.

VENDIMI I METËS

D E K R E T

“PËR REFUZIMIN  E EMËRIMIT TË AKADEMIKUT

SKËNDER GJINUSHI  SI KRYETAR I AKADEMISË SË SHKENCAVE”

Në mbështetje të neneve 57 pika 7, 92/g, 93, të Kushtetutës, neneve 3, 6 paragrafi 6, 6/1 germa “c”, 11 të ligjit nr. 9655, datë 11.12.2006 “Për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, pasi shqyrtova kërkesën dhe praktikën e përcjellë nga Sekretari Shkencor i Akademisë së Shkencave me shkresë nr.89/41 prot., datë 24.05.2019, nëpërmjet të cilës kërkohet dekretimi për emërimin e zotit Skënder Gjinushi si Kryetar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë.

Dekretoj;

Neni 1

Refuzimin e emërimit të akademikut Skënder Gjinushi si Kryetar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekreti 11223

Tiranë, më 11.07.2019

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META