META  pranon kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme (DEKLARATA E PRESIDENCËS)

META  pranon kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme (DEKLARATA E PRESIDENCËS)

337
0

Presidenti Ilir Meta zbulon për mediat se ka pranuar kërkesën e opozitës jashtë parlamentit për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Pas përfundimti të takimit me krerët e opozitës së bashkuar, Meta paralajmëron se nuk do të lejojë asnjë nëpërkëmbje të kompetencave të kreut të shtetit si e konsideoi skandal emërimet në Gjykatën Kushtetuese nga Parlamenti.

”Presidenti do të ndërmarrë çdo veprim për të ndaluar puç kushtetues. Ai njohu opozitën me emërimet në GJK. Kreu i shtetit nuk do të lejojë askënd të neutralizojë kompetencat e Presidentit. Presidenti njohu opozitën me manipulimet e emërimeve në GJK. Pëmbushja e 9 kushteve të Bundestagut, rruga e vetme e çeljes së negociatave. Manipulimi i emërimevë në GJK përbën skandal për drejtëinë. Jemi në kushtet e një grushti kushtetues. Presidenti përkrah propozimin e opozitës për zgjedhje të parakohshme”, thuhet në deklaratën e fundit të Presidencës.

Deklarata e plotë e Presidencës pas takimit me krerët e opozitës:
Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Ilir Meta zhvilloi sot një takim me kryetarët e partive të Opozitës së Bashkuar, drejtuar nga Kryetari i Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha.

Presidenti Meta i njohu të gjithë pjesëmarrësit në takim me situatën dramatike të sundimit të ligjit, dhe veçanërisht me zbatimin e njëanshëm antikushtetues të Reformës në Drejtësi.

Manipulimi i procesit të emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke synuar kapjen e Gjykatës Kushtetuese përmes rrëmbimit të të drejtës kushtetuese të Presidentit të Republikës për të bërë emërimet e tij, është skandali më flagrant i Reformës në Drejtësi dhe shkeljes së Kushtetutës.

Presidenti theksoi se nuk do të lejojë askënd të neutralizojë kompetencat e Presidentit të Republikës, siç ia njeh Kushtetuta e vendit, dhe se do të ndërmarrë çdo veprim për të ndaluar këtë puç kushtetues.

Kreu i Shtetit përshëndeti hapat e ndërmarra nga opozita për miratimin pa asnjë vonesë të reformës zgjedhore, si dhe qëndrimin publik të Opozitës së Bashkuar për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme të menjëhershme, me qëllim kthimin e legjitimitetit të munguar Kuvendit të Shqipërisë dhe rivendosjes së dialogut politik në institucione.

Presidenti Meta vuri në dukje se përmbushja urgjente e kushteve të Bundestagut është e vetmja rrugë e sigurtë për çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian, dhe për ndalimin e shpopullimit dramatik të vendit.