Presidenti i Zgjedhur Ilir meta, në mitingun përmbyllës të lëvizjes Socialiste për Integrim në qytetin e Fierit ka deklaruar se në 25 qershor të gjithë shqiptarët do të largojnë me votë Edi Ramën. Sipas tij ngjyra mavi e rilindjes kërkon varfërinë e shqiptarëve që ti ketë nën kontroll. Ai tha se tashmë Rama po i lutet PD-së për të shpëtuar karrigen e tij. ‘Jo rastësisht mitingun e fitores jo vetëm në Fier po në të gjithë Shqipërinë e lamë këtu në qytetin e Fierit, në kryeqendrën e socialistëve dhe të progresistëve. Këtu janë të gjithë socialistët e ndershëm që u mashtruan nga partia. Janë të gjitha ata që nuk e pranojnë dot dhunën ndaj qytetarëve të Fierit, presionin për të mos votuar atë alternativë që ata duan. Mavia e tmerruar nga braktisja mbarëpopullore për shkak të mashtrimeve pafund dhe ta pabesisë së pandershme, besoj se e dëgjuat që dje i bëri thirrje PD-së për ta ndihmuar. Ata që para ca kohësh thonin mos votoni për LSI-në se do të bashkohet me PD-në, tani i luten PD-së aman na shpëto nga forca e parë. Mavia do iki njëherë e përgjithmonë nga drejtimi i Shqipërisë, sepse përfaqëson një drejtim të vjetër, përjashtues sepse mavia është vetëm në shërbim të oligarkisë dhe biznesmenëve të vet. Mavia ka shkatërruar biznesin e vogël me taksat e larta. Mavia me taksat e larta ka cenuar standardin e jetesës për mijëra e mijëra njerëz që çojnë shoqërinë përpara. Mavia i ka shpallur luftë shtresës së mesme në të gjithë Shqipërinë. Mavia lufton vetëm për 6-7 oligakrë dhe i do të gjithë shqiptarët të varfër, që ti blejë sa më lirë në 4-vjet me 50-100 euro ose me vende pune 1 mujore. Dy janë rrugët e sundimit të mavisë, e para varfërimi i gjithë shqiptarëve, e dyta fuqizimi i bandave ku8do në të gjithë Shqipërinë, si një mjet presioni dhe dhune ndaj njerëzve të ndershëm dhe të thjeshtë. LSI do të thotë që duhet të ikë mavia dhe jo rinia nga Shqipëria. Ju nuk mund ti hipni fëmijët tuaj në një autobus me një shofer jo vetëm mavi por edhe mavri’, deklaroi Meta.