Meta në Vlorë: Të gjitha rrugët të çojnë te LSI-ja, te forca...

Meta në Vlorë: Të gjitha rrugët të çojnë te LSI-ja, te forca e stabilitetit dhe integritetit

354
0

Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi takime në Vllahinë dhe Trevllazër të Vlorës, ku u prezantuan edhe kandidatët për deputet të LSI-së.

Të pranishëm në këto takime ishin Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, kryesuesi i listës së LSI-së në qarkun e Vlorës, Prof. Shezai Rrokaj, kandidatët e LSI-së për qarkun e Vlorës, Enada Koçiraj e Flamur Çelaj, qytetarë, simpatizantë, etj.

Duke marrë fjalën në këto takime, kryetari i Kuvendit Meta, theksoi se politika duhet t’i japë besimin rinisë dhe Lëvizja Socialiste për Integrim e bën këtë duke kandiduar të rinj në listat për deputetë.

“Ne duam t’i japim besim rinisë dhe përmes këtyre të rinjve t’i japim besim të gjithë të rinjve në vendin tonë se Shqipëria është e tyrja”, nënvizoi Meta, duke shtuar se LSI-ja është forcë stabiliteti dhe integrimi ndaj dhe ajo do të dalë forcë e parë politike në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

Meta u shpreh se “të gjitha rrugët të çojnë te LSI-ja. Te forca e stabilitetit, e qëndrueshmërisë, e integritetit, karakterit dhe këto janë vlerat që nuk i ka vetëm LSI-ja, por që i ka edhe populli i Vlorës, ndaj edhe në Vlorë, LSI do të jetë forcë e parë”.

Duke folur për modelin politik që përcjellë LSI tek qytetari, Meta u shpreh se LSI-ja është një parti, e cila jeton me problemet e qytetarëve për t’i zgjidhur ato dhe jo duke i parë qytetarët me arrogancë.

“Kjo nuk është një betejë e LSI-së, kjo është një betejë e rinisë së Shqipërisë për t’i dhënë një shans gjithë të rinjve dhe të rejave një herë e përgjithmonë dhe për t’i dhënë fund qeverisë, e cila i shikon qytetarët me arrogancë. Ne duhet ta shohim njëri-tjetrin në sy në mënyrë që t’i kuptojmë sa më mirë hallet dhe problemet e tuaja”, theksoi Meta

Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputet të LSI-së në qarkun e Vlorës, profesor Shezai Rrokaj u shpreh se Lëvizja Socialiste për Integrim ka një program të ri për të qeverisur vendin, që do të jetë efikas dhe do t’i ofrojë punë qytetarëve.
Krahas kësaj, profesor Rrokaj u ndal edhe tek platforma fiskale e LSI-së e cila do të ri-ngrejë fuqinë e bizneseve shqiptare.

“Ne kemi një program të ri: qeverisje e mirë dhe punë për qytetarët. Ne do të ulim taksat mbi buxhetorët të cilët paguajnë sot 13-23%. Kemi një politikë të qartë për taksat e konsumit. Ne gjykojmë që biznesit duhet t’i japim frymëmarrje, pasi nëse nuk i japim frymëmarrje biznesi tkurret”,- tha profesor Shezai Rrokaj duke shtuar se vendit i duhet një politikë e thjeshtë e cila do t’i japi zgjidhje problemeve të qytetarëve duke filluar që nga infrastruktura.

Kandidatja e LSI-së për qarkun e Vlorës, Enada Koçiarj, e cila vjen nga radhët e Lëvizjes Rinore për Integrim u shpreh se rinia ka nevojë për mbështetje dhe besim dhe këtë të rinjve ua jep vetëm LSI-ja duke i përfaqësuar ato në listat e kandidatëve për deput.

t