Meta ik!”, Julian Deda jep disa propozime si zgjidhet kriza me arsyen:...

Meta ik!”, Julian Deda jep disa propozime si zgjidhet kriza me arsyen: Të qetësohemi si popull, se na u çanë…

595
0

Aktori i njohur humorit, Julian Deda, njëkohësisht pjesë e strukturave dhe forumeve të larta të Partisë Demokratike, ka dhënë një recetë me disa propozime sesi zgjidhjet kriza politike.

Aktori i ka dhënë propozimet e tij, me arsyen se duhet “të qetësohemi politikisht si popull, se na u çanë dërrasat”.Julian Deda thotë se palët opozita dhe pozita duhen të ulen, të përcaktojnë një datë për zgjedhje lokale dhe të parakohshme, por ai nuk përmend datën e fiksuar nga Presidenti, 13 tetorin, ndërsa shton se dy muaj para zgjedhjeve Kryeministri duhet të japë dorëheqjen.

Julian Deda thotë se dorëheqja e kryeministrit dy muaj para zgjedhjeve  duhet të bëhet e zakonshme sa herë që ka zgjedhje, për çdo kryeministër, ndërsa pas zgjedhjeve kush fiton qeveris, dhe kush humbet dorëzon partinë, për të mos vazhduar më karrierën politike.

Por mes pikave që parashtron Julian Deda, bie në sy propozimi që pas zgjedhjeve të largohet Ilir Meta si presidenti, pasi nuk e sheh atë mbi palët, ashtu siç duhet të jetë kreu i shtetit.Zgjidhjet, sipas Julian Dedës:

“- Të quhen nul zgjedhjet e 30 Qershorit.

– Opozita dhe mazhoranca të  bien dakord për një datë zgjedhjesh të parakohshme parlamentare dhe vendore, në mënyrë që të bëhen të dyja në një datë, sepse ekonomia shqiptare nuk e ka luksin për të bërë zgjedhje çdo dy vjet.

– Edi Rama, 2 muaj para kësaj date t’i hapë rrugën një  qeverie zgjedhjesh pa lidhje me partitë, e cila duhet të jetë e tillë çdo katër vjet, kushdo që të jetë në pushtet.

– Hyjmë  në zgjedhje të barabartë dhe kush t’i fitojë i gëzoftë, ndërsa humbësi të tërhiqet nga lidershipi i partisë së tij, për t’i hapur rrugë një tjetri.– Pas këtij procesi, Ilir Meta të largohet nga posti i Presidentit për t’i lënë vendin një tjetri të barazlarguar nga palët ose mbi palët.

– Të qetësohemi politikisht si popull, se na u çanë dërrasat, jemi bërë nevrastenike. Konfliktet politike po na bëjnë një dëm psiko-social ndoshta të pashlyeshëm.

“Jepini tani, shani sa te doni por ky është mendimi im”.