“Meta është bishë politike”, deputeti i listës së LSI: E votuat rresht...

“Meta është bishë politike”, deputeti i listës së LSI: E votuat rresht me urdhër të Ramës që ta hiqnit qafe

360
0

 

Deputeti i listës së LSI-së, Ralf Gjoni ka deklaruar në Parlament se ka përjetuar si ditë të zezë votimin e Ilir Metës si Presidenti i Republikës.

Sipas Gjonit, Rama urdhëroi deputetët që ta votonin Metën, ndërkohë që me dërgimin donin ta hiqnin qafe, dhe ta mbyllnin në godinën që Presidencës që sipas deputetit ngjan si azil pëlqesh.


“Unë e kam përjetuar si një ditë të zezë atë ditë votimi të Metës, ju e votuat në rresht me Whatsapp.

Ne nuk e donim, se e dija që largimi i Metës nga LSI ishte fillimi i fundit nga partia, nuk ishte zgjedhja e tij në shërbim të shqiptarëve.

Rama ju urdhëroi ta zgjidhnit Metën se donit ta hiqnit qafe nga politika dhe ta dergjnit në atë godinë që ngjan si azil pleqsh, po Meta është bishë politike, ku jeton ai pa politikë, hajde mendje hajde, e zgjodhët se donit President mbi palët e?

Presidenti nuk shfuqizon dot dekrete, se ju nuk i keni lënë më asnjë të drejtë, ai nuk vlen asgjë në këtë vend, jo Meta, Presidenti”, theksoi Gjoni.