Aktualitet

Meta: Çfarë më tha Macron, Parlamenti një ditë do të shpërndahet

By vizional

November 19, 2019

Duke folur për disa ambasadorë, që sipas tij shfaqin njëanësi dhe përkrahje ndaj Edi Ramës, presidenti i Republikës, Ilir Meta dënoi në një emision televiziv “sulmin” e tyre të përbashkët ndaj Emannuel Macronit, sa i takon negociatave.

“Po kur dolën të gjithë kundër Macronit. Macroni më tha dhe mua se nuk jam unë bad guy (djali i keq), bëra më të mirën për Shqipërinë, por ata e dinë shumë mirë si është situata reale në Shqipëri”, tha Meta.

Po ashtu ai ka ka folur edhe për shpërndarjen e Parlamentit.

“Unë mendoj që jemi në një moment mjaft kritik dhe ajo që më shqetëson nuk është kjo përplasje. Këtu është problemi që kjo mënyrë sjellje e Edi Ramës se ai është tani. Ky është një parlament është vetëshpërndarë me kohë moralisht. Ajo që më shqetëson ende është që duhet të bënim zgjedhje lokale normale. Unë nuk jam me atë që thotë opozita se duhet të bënim të gjitha zgjedhjet bashkë sepse zgjedhjet ishin test për negociatat. Është Maqedonia e Veriut që bën zgjedhje.

Parlamenti një ditë do të shpërndahet, por ky parlament kot sa rri. Parlamenti shpërndahet me një dekret të Presidentit. Apo nuk e dini? Vetë deputetët socialistë e kuptojnë se janë gjithë ato figura atje që janë zhvlerësuar. Tani kam ca punë të rëndësishme, por e mira është që ata të thonë vetë se duhet të shkojnë në zgjedhje. Mendoj se tani është koha e referendumeve. Dhe unë do të punoj për këtë. Këtu është koha e liderëve që nuk mbajnë përgjegjësi”, tha Meta.