Meta: Askush nuk pret mrekulli, transparencë në menaxhimin e situatës

Presidenti Ilir Meta, ndërsa foli për situatën e krijuar nga lufta me koronavirusin në vend, tha se është e rëndësishme të ketë sa më shumë transparencë në menaxhimin e situatës.

I ftuar në emisionin “Tempora”, kreu i shtetit u shpreh se buxheti e aktiviteti ekonomik, duhen rikonceptuar për përballimin sa më të mirë të kësaj situate, ndërsa shtoi se kosto e kësaj krize duhet ndarë në mënyrë të ndershme në shoqëri.

Shqipëria tashmë është në një gjendje normale kushtetuese sa i takon anormalitetit të situatës në të cilën jemi, që është e parashikuar në Kushtetutën e Republikës. Mendoj se të gjithë duhet të jemi realistë për të kuptuar, dhe besoj se qytetarët e kanë respektuar kufizimin e lëvizjes, sepse e kupton që ko është mënyra më e mirë.

Besoj se Parlamenti në kohë e duhur do t’i përmbushi detyrimet e tij, e rëndësishme të kemi sa më transparent në menaxhimin e situatës, askush nuk pret mrekullira në këtë situatë. Ajo që duhet edhe më shumë është për të qenë më konkret, më transparent, për t’i detajuar më shumë detyrimet e qeverisë dhe shtetit karshi qytetarëve sepse janë qytetarët që mbajnë institucionet, presidentin, e shtetin dhe është e rëndësishme të jemi të drejtë, ta ndajmë koston e kësaj krize në mënyrën më të ndershme shoqërinë tonë e t’u jemi më pranë atyre që humbasin vendin e punës. Këtu është roli i qeverisë për të lehtësuar përballimin e situatës. Është situatë lufte, por edhe buxheti e aktiviteti ekonomik duhet rikonceptuar për përballimin sa më të mirë të kësaj situate”, tha Meta.

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *