Meta, 4 orë në këmbë nga Thethi në Valbonë

Meta, 4 orë në këmbë nga Thethi në Valbonë

366
0

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka vendosur të promovojë bukuritë e Alpeve Shqiptare, Luginën e Valbonës dhe Thethin. Gjatë kësaj vizite, Meta ka është ndalur edhe te “Syri i Kaltër”, një tjetër bukuri natyrore që ofron parku kombëtar i Thethit. Metës i janë dashur 4 orë për të përshkuar në këmbë distancën nga Thethi në Valbonë, duke kaluar nëpër shtigje të vështira. Presidenti është shprehur i mrekulluar nga bukuritë natyrore që ofrojnë Alpet shqiptare, teksa i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të mos e humbasin mundësinë që të vizitojnë këto vende të rralla turistike. “Mos mendoni të dashur miq se jam në Tirol të Austrisë apo diku tjetër në Alpet e Evropës. Jam te ‘Syri i Kaltër’ në Theth të Shqipërisë, në Alpet më të bukura në botë. Mos e humbisni mundësinë për të vizituar ‘Syrin e Kaltër’ këtu në Theth në zemrën e Alpeve tona”, tha Meta.