Messi për vdekjen e Maradonës: Është i përjetshëm

Messi për vdekjen e Maradonës: Është i përjetshëm

324
0

Lionel Messi ka shkruar një mesazh ngushëllimi për vdekjen e, legjendës argjentinase të futbollit botëror, Diego Armando Maradona.

Përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se Maradona është i përjetshëm, ndërsa shkruan se kujton të gjitha momentet e bukura me legjendën e futbollit botëror.

STATUSI NGA LIONEL MESSI

Një ditë shumë e trishtuar për të gjithë argjentinasit dhe për futbollin. Ai na lë por nuk largohet, sepse Diego është i përjetshëm.

Unë i mbaj të gjitha momentet e bukura të jetuara me të dhe doja të përfitoja nga rasti për të dërguar ngushëllimet e mia për të gjithë familjen dhe miqtë e tij. PREHU NE PAQE