Lionel Mesi dhe Luis Hamilton u shpallën “Sportistët e vitit 2019”.
Kapiteni i Barcelonës dhe 6-herë kampioni i botës në Formula Uno u votuan nga Akademia “Laureus” si dy atletët më të spikatur të vitit që lamë pas.
Piloti britanik mori çmimin nga ish-trajneri i Arsenalit Arsen Venger, ndërsa “Pleshti” nuk mori pjesë në ceremoninë e mbajtur në Berlin, megjithatë përshëndeti të pranishmit me anë të një video-mesazhi.
“Ju kërkoj falje, por nuk munda të vijë në këtë event sonte në mbrëmje. Dëshiroja të isha vërtet aty, por fatkeqësisht nuk mundem. Falenderoj Akademinë për këtë vlerësim që më dhatë. E vërteta është se ky është një çmim shumë i veçantë dhe jam i nderuar që jam i pari njeri nga sporti kolektiv që e fitoj këtë çmim. Faleminderit shumë!”, deklaroi Messi.