Mësohen formacionet e derbit të Milanos, ja si do luajnë Gattuso dhe...

Mësohen formacionet e derbit të Milanos, ja si do luajnë Gattuso dhe Spalletti

397
0

Asnjë dyshim në kampin e Milanit për sa i përket formacionit bazë që do të zbresë në fushë në derbin e Madoninnës. Genaro Gattuso është i orientuar drejt konfirmimit të titullarëve me të cilët ka fituar 2 sfida në 5 ditë kundër Romës dhe Lazios. Cutrone është më i favorizuar se Kalinic për rolin e qendërsulmuesit, i mbështetur nga Suso dhe Calhanoglu. Janë drejt konfirmimit edhe Kessie, Biglia dhe Bonaventura në mesfushë, sikurse Calabria, Bonucci, Romagnoli e Rodriguez në mbrojtje. Nuk është rastësi që kuqezinjtë nuk pësojnë gol prej 6 ndeshjesh. Në krahun tjetër, problemi muskukar i Borja Valeros e detyron Spallettin ta ulë në stol. Icardi dhe Miranda janë plotësisht të riaftësuar dhe do ta nisin titullarë. Vecino dhe Gagliardini do të rreshtohen para mbrojtjes. I vetmi dyshim lidhet me aktivizimin e Rafinhas ose të Karamoh. Nëse francezi luan nga minuta e parë, Candreva do të jetë trekuartist. Në të kundërt, pra nëse do të jetë në fushë Rafinha pas Ivardit, Candreva do të zhvendoset në të djathtë.