“Meshkujt janë shtrënguar goxha”, Roza Lati ‘e pakënaqur’ me ish-të dashurin milioner:...

“Meshkujt janë shtrënguar goxha”, Roza Lati ‘e pakënaqur’ me ish-të dashurin milioner: Të vetmen dhuratë, një palë…e çon femrën te burimi po s’i jep ujë (VD)

804
0

TIRANË– Moderatorja, Roza Lati ka zgjedhur që të flasë hapur për ish-të dashurin misterioz me tatuazhe, që bëri bujë disa kohë më parë. Arbër Tresku, ish- i dashuri i Roza Latit, i cili u përfol gjatë për faktin se ishte pasanik, me sa duket është treguar i rezervuar në blerjen e gjërave materiale për moderatoren.

 

E gjendur përballë Kelvi Kadillit në një intervistë ‘pikante’, në të cilën moderatori mori rolin e saj, Roza Lati ka zgjedhur “Why Not?” për të folur për Arbër Treskun dhe marrëdhënien që ata kishin krijuar. Duke folur për materializmin që karakterizon femrat shqiptare në një lidhje, Roza Lati ka rrëfyer që të vetmen dhuratë që ka marrë nga mirditori, ishin një palë conversa.

 

 

“Mua me thënë të drejtën ish-i dashuri milioner, mua të vetmen dhuratë që më ka bërë janë një palë conversa. Sepse hë se punon kjo, ja mundëson vetë vetës. Meshkujve shqiptarë i ka ardhë një pikë që e kanë kuptuar se si janë bërë femrat pas materializmit dhe janë shtrënguar goxha. I shoh meshkujt sepse kam shokë vetë, kam mikeshat të miat që kanë të dashurit e tyre dhe ja kanë mbledhur shumë. Kur një mashkull femrën përballë e do vërtetë ja mat pulsin te ana materiale, e çon te burimi po s’i jep ujë. Këtë lojë më ka bërë dhe mua ish-i dashuri im,”- është shprehur Roza Lati.

 

Dy vite më parë u zbulua dhe identiteti i mashkullit misterioz me tatuazhin e Mirditës. I cilësuar si i dashuri milioner i Roza Latit, djali në foton që bëri bujë në median rozë, ishte Arbër Tresku, një djalë me origjinë nga Mirdita që e kalonte jetën mes luksit. “Rich Kids Albania” postonin pafund foto dhe video të djalit në fjalë, mes jetës prej milioneri, mes luksit e shampanjës. Roza Lati ditën e djeshme rrëfeu që nuk është më në një marrëdhënie me Arbër Treskun dhe shkak i përfundimit të romancës mes tyre, ishte largësia.