Në Teatrin Migjeni i mblodhi kujtimi i mikut dhe bashkëpunëtorit të tyre të ngushtë Serafin Fanko. Për aktorët të cilët kanë dhënë shpirtin për artin shqiptar dhe kanë jetuar për duartrokitjet e publikut nuk e harrojnë kurrë mikpritjen dhe ngrohtësinë. Tinka Kurti aktorja e njohur dhe shumë e dashur për të gjithë shqiptarët nuk mund të fshehë keqardhjen ndaj pushtetit vendor të Shkodrës , i cili siç thotë ajo: E ka harru!” “Unë kam kaluar gjithë këto vjet. Kjo Shkodër, kjo kala, ky popull, këta njerëz kaq të dashur nuk mund të harrohen kurrë prej meje, edhe pse jetoj në Tiranë, shpirti im është brenda këtij teatri, këtij qyteti, poshtë kësaj kalaje e nën qiell këtë mrekullueshëm. Sa herë vij në Shkodër e kur merret kthesa me pa kalanë dëgjoj britmat e asaj Rozafe që thotë: O Tinka Kurti! Dhe me një za të çjerrun më thotë: Ma duj Shkodrën fort! Dhe mua më vjen der tek gryka: Por s’më don Shkodra mu! 80 vjetori i lindjes Serafin Fankon nuk e gjeti fizikisht në mesin tonë, por teatri “Migjeni” e risolli në një mbremje të mbushur me emocione e kujtime, duke e pagëzuar “Një gotë me Afin”, sepse ashtu e therrisnin të gjithë regjisorin e tyre.