Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në një prononcim për mediat, pas tetë orësh seancë ndaj tij në gjykatën e Krimeve të Rënda ka theksuar edhe një herë pretendimin e tij se nuk ka asnjë lidhje me çështjet për të cilat akuzohet.
Tahiri ka thënë se tashmë po shkohet në pjesën e gjykimit të çështjes, dhe kjo është pjesa më e rëndësishme për të, për të pretenduar pafajësinë e tij.
“Kam përshtypjen se të gjithë kishin gjëra për të thënë lidhur me atë që parashtruan prokurorët. Më shumë se sa afati 8 orë, më vjen keq vetëm për ju që u detyruat të prisnit. Ajo që keni parë është më e rëndësishme se ajo që do shikoni. Tani shkojmë në gjykim. Ky është një shans për mua për të tregar atë që kam thënë gjithmonë. Nuk dua të merrmen me llojin e seancës, akuzës, unë jam rezervuar gjuthmonë dhe do ta bëj edhe në këtë rast. Dhe nuk dua ta bëj as tani në respekt të një sistemi që kam kontruibuuar edhe unë deri diku”, u shpreh Tahiri.
Ish-ministri i Brendshëm kishte edhe një kërkesë për mediat, saktësimin e pretendimeve të tij se s’ka asnjë lidhje me një çështje për të cilën prokruoria e Italisë e shpalli të pafajshëm.
“Unë kërkova që gjykimi mos të jetë një histori zvarritje deri në fund, prokuroria pretendon atë që pretendon, unë kam për të pretenduar akoma më shumë. Bëni kujdes edhe juve që ta saktësoni atë që unë vazhdoj të pretendoj atë që kam insistuar që në fillim, që nuk kam pikë lidhje me këtë çështje. Siç edhe e vërtetoi prokuroria e Italisë. Këtë do ta shohim në gjykim, drejtësia prandaj është e bukur, pavarësisht se drejtësia jo gjithmonë bën drejtësi, por në ato raste kur bën”, tha ish-ministri Tahiri.