Mesazhi i ambasadores amerikane për krerët e partive, reagon presidenti Meta: Ka...

Mesazhi i ambasadores amerikane për krerët e partive, reagon presidenti Meta: Ka ardhur koha që…

401
0

Një ditë pas letrës që ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim i dërgoi krerëve të partive politike, duke u kërkuar zgjedhje të kujdesshme të kandidatëve për deputeteve, me integritet e fugura të pastra, vjen reagimi i presidentit Ilir Meta.Kreu i shtetit, pyetur nga mediat, për këtë cështje ka deklaruar se “ka ardhur koha që përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme të pastrohet gjithcka në vendin tonë”.

Mesazhi i Metës

Mendoj që ka ardhur koha që përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme të pastrohet gjithcka në vendin tonë dhe të kemi institucione plotësisht demokratike e legjitime.Vetëm zgjedhjet e lira e të ndershme e pastrojnë politikën nga elementet kriminale apo të korruptuar, apo të cilët për interesa grupesh të ndryshme kërkojnë të mbajnë peng funksionimin e shtetit ligjor në mënyrë të plote e evropiane.

Për formimin e KQZ-së

“Këto të KQZ më duken gjëra të vogla nëse ka vullnet. Nëse ka vullnet për zgjedhje të lira dhe demokratike, nuk shikoj asnjë arsye se përse të mos zgjidhen. Nëse ka vullnet për të respektuar marrëveshjen e 5 qershorit nuk shikoj asnjë problem. Nëse nuk ka vullnet, atëherë flasim ditë tjetër”.

Per daten e zgjedhjeve

 

“Nuk mund të them asgjë për datën e zgjedhjeve, sepse do të më duhet të dëgjoj përfaqësuesit e forcave politike dhe më pas do të flasim me siguri. Unë kam kërkuar takime me përfaqësuesit e forcave parlamentare dhe më pas do të kemi një vlerësim”