Mesazhet e koduara të Ilir Metës për Lulzim Bashën: Partitë mund të...

Mesazhet e koduara të Ilir Metës për Lulzim Bashën: Partitë mund të kthehen edhe në OJQ

391
0

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, doli në një konferencë për shtyp ditën e sotme, për të konfirmuar 13 Tetorin, si ditën kur duhet të zhvillohen zgjedhjet lokale, siç parashikohet në dekretin e firmosur prej tij. Por, më shumë se sa një fjalim që i drejtohej mazhorancës, në fjalimin e Metës, duket sikur ka disa mesazhe drejtuar Lulzim Bashës.

Fillimisht kreu i shtetit theksoi se në zgjedhje marrin pjesë ato parti që dëshirojnë dhe se askush nuk i ndalon partitë të kthehen edhe në OJQ nëse ato duan.

Meta e përsëriti këtë mesazh, duke thënë se asnjë parti nuk mund të detyrohet me pahir të marrë pjesë në zgjedhje dhe se ato parti që dëshirojnë të hyjnë në garë, duhet të regjistrohen.

“Ftoj të gjitha partitë që duan të marrin pjesë në zgjedhje të regjistrohen. Nuk mund të detyrohet me pahir kush nuk dëshiron të marrë pjesë në zgjedhje”.

Lulzim Basha ka theksuar se Partia Demokratike nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, me Edi Ramën kryeministër. Me mesazhet e ditës së sotme, Meta e paralajmëron indirekt kreun e PD-së, se kjo parti mund të përfundojë si një OJQ dhe se ky është në njëfarë mënyre, mesazhi i fundit që presidenti i dërgon edhe shefit të opozitës./