Aktualitet

Mesatarisht, për 3 ditë dëmshpërblehesh në Albsig!

By vizional

June 27, 2019

Albsig, Shoqëria e Sigurimeve me numrin më të vogël të dëmeve pezull dhe në proces gjyqësorë.

Është një ndër të vetmet shoqëri sigurimesh që prej vitesh shërbimiin ndaj klientëve dhe sidomos dëmshpërblimet i ka kthyer në kryefjalën e përditshmërisë në punë. Mjafton të jesh i rregullt me procedurat shkresore bazuar dhe në llojin e dëmit të ndodhur e sidomos, për dëmet e konsideruara të vogla e te mesme, dëmshpërblimin e përfiton brenda tre ditëve. Ky është rezultati i punës së përditshme të Shoqërisë së Sigurimeve Albsig.sh.a, e cila ka një sherbim korrekt dhe model ndaj klientëve. Është një ndër kompanitë e vetme që prej vitesh nuk ka asnjë ankesë nga klientët të cilët ankohen në Autoritetin e Mbykëqyrjes Financiare. “Jam shumë i befasuar. Ishte pervoja ime e pare me shoqerite e sigurimeve kjo me Albsig. Dëmshpërblimi m’u bë brenda tre ditëve nga specialistët dhe inxhinierët e Departamentit të Dëmeve në Shoqërinë e Sigurimeve Albsig”, u shpreh Ardit. T një ish-i dëmtuar. Këtë të fundit e takuam rastësisht pranë zyrave qëndrore të Shoqërisë së Sigurimeve Albsig. Madje sipas tij shoqëria Albsig I ka dhënë dy mundesi, riparim të automjetit në serviset e specializuara ose dëmshpërblim në kohë rekord. Ku ky i fundit ka pranuar demshperblimin financiare. Të gjitha procedurat e ndjekura nga kompania, janë totalisht transparente dhe favorizojnë klientin. Statistikat zyrtare të AMF- tregojnë se ky proces ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e kënaqësisë së klientëve, zgjerimin e bazës së klientëve besnik dhe rritjen e numrit të klientëve për të gjitha kategoritë e produkteve dhe shërbimeve. Periudha e ekzekutimit dhe mbylljes së procedurave të dëmeve të vogla është minimalisht 3 ditë, ndërsa për dëmet e tjera me vlera të koniderueshme, periudha e ekzekutimit dhe mbylljes së çështjes shkon mesatarisht brenda muajit. Ditë mesatare janë të përllogarituarë për sigurimin KASKO, meqenëse ALBSIG kryeson tregun me këtë produkt. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara në buletinin e AMF-së, ALBSIG sh.a është përzgjedhur kompania me përgjegjshmërinë më të lartë ndaj shërbimeve ndaj konsumatoreve. Këtë e dëshmojnë dhe shifrat në rritje të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Ndërkohë, një rritje e konsiderueshme vihet re dhe për vitin e kaluar. Referuar të dhënave, ALBSIG rezulton të jetë në vend të parë përsa i përket rritjes së nivelit të dëmeve të paguara, krahasuar me një vit më parë, një tregues i qartë i nivelit të përgjegjshmërisë së kompanisë ndaj klientëve. Duket që ndryshe nga shoqëritë e tjera Albsig është në avantazh përsa I përket afatit të procedurave për pagesën e dëmeve. Pasi duke nisur nga 1 korriku kompanitë e sigurimit duhet të paguajnë dëmet materiale brenda 28 ditësh kalendarike nga dita e paraqitjes së kërkesës. AMF ka përcaktuar për herë të parë kohën që duhet për të kryer procedurat dhe pagesat. Aranit Muja, aktuar në AMF, thotë se për dëmet materiale, dokumentacioni duhet mbyllur brenda 14 ditësh nga paraqitja e kërkesës dhe po 14 ditë duhet per kryerjen e pagesave nga ana e kompanive. Afati per pagesat e dëmeve shëndetësore është më i gjate, procedura shkon 90 ditë për praktikën e dokumentacionit dhe 14 të tjera duhen për shlyerjen e dëmeve. Në rast refuzimi të kërkesës, shoqëria e sigurimit duhet të njoftojë me shkrim palën e dëmtuar për refuzimin dhe shkaqet ligjore, që çojnë në këtë refuzim. Ne tremujorin e pare te këtij viti kompanitë e sigurimit kanë paguar 12 milionë euro dëme.

Albsig me numrin më te ulët te dëmeve pezull dhe në procese gjyqësore.

Sigurimet përveçse një detyrim ligjor, janë një domosdoshmëri për të cilën të gjithë pronarët e automjeteve dhe ato të bizneseve duhet të jenë të ndërgjegjshëm për përfitimet në raste aksidentesh apo dëmtimi të pronës. Është një shërbim, i cili në të shumtën e rasteve shikohet si diçka që ka pak gjasa që të përdoret, megjithatë garanton siguri të plotë për individët dhe bizneset. Si pjesë e strategjisë së ndërgjegjësimit, ALBSIG u vjen në ndihmë klientëve dhe të interesuarve me këshillim gjithëpërfshirës për të gjitha procedurat që kërkohen në raste dëmi dhe ofron asistencë të plotë e të gjithanshme për çdo rrethanë. Nga të dhënat rezulton se shumica e qytetarëve që pësojnë dëme shëndetësore, apo familjarët të cilët mund të kenë humbur të afërmit e tyre në aksidente, nuk i ndjekin vetë proceduarat, e

cila në fakt do të ishte më e lehtë për ta, por kontaktohen apo kontaktojnë avokatë dhe i besojnë atyre ndjekjen e çështjes. Edhe pse problematike si çështje, ALBSIG i kushton një rëndësi të veçantë ndërtimit të marrëdhënieve të drejtpërdrejta me vetë klientët dhe zgjidhjen e çështjeve pa nevojën e një pale të tretë. ALBSIG veçohet për numrin më të vogël të dëmeve pezull dhe te demeve ne procese gjyqesore ne tregun e sigurimeve ne shqiperi.

Nga Eglantina Alliaj