Mes të qeshurave, Rama batuata me Komisionerin Europian: Italianët janë shqiptarë të veshur me ‘Versace’

By vizionc

December 05, 2019

 

Kryeministri Edi Rama bashkë me Komisionerin Europian, Janez Lenarčič kanë shkuar të shohin nga afër punimet në një nga shkollat e Durrrësit që është dëmtuar nga tërmeti.

 

Ata kanë takuar edhe ekipet e huaja të ekspertëve që ndihmojnë në rindërtimin e dëme, ku nuk kanë munguar as batutat.

 

Në një moment komisioneri ka takuar dy ekspertë sllovenë dhe është ndjerë i lumtur.

 

‘Jam shumë i kënaqur që shoh dy anëtarë nga vendi i oruiigjinës Sllovenia këtu’, tha Janez Lenarčič.

 

Ndërkohë mes të qeshurave, Rama ka shtuar se ‘Slovenia është i vetmi vend që e ka fjalën ‘love’ brenda saj’.

 

Më tej ata kanë biseduar edhe me dy italianë, të cilët kryeministri i ka quajtur si shqiptarë:

 

‘Unë e them gjithmonë që italianët janë shqiptarë të veshur me Versace’, shtoi Rama.