
Fotot e Rudinës dhe Mark Frrokut tërheqin vëmendjen e mediave, por edhe të komentuesve, që krahas komplimenteve kanë edhe doza ironie. E tillë ka qenë edhe një komet, tek fotoja që aktorja ka publikuar në krahët e partnerit të saj për Pashkë.
“Merrni shembuj vajza nga Rudina, kështu gjendet burri, jo se nuk e keni vet parasysh jo, por që të mos harroni po them”. Ndërkohë ajo ia ka kthyer: “Zemer merr shembull për vete ti, vajzat e dinë vetë!”