Lajme

Merrni masat! OSHEE paralajmëron: Ja zonat ku do stakohet mbi 6 orë energjia elektrike

By vizional

September 09, 2019

Disa zona të kryeqytetit do përballen nesër me mungesën e energjisë elektrike. OSHEE-ja me anë të një njoftim të shpërndarë për mediat thotë se kjo masë vjen pas  ndërhyrjeve që po kryhen në disa kabina elektrike.

 

Njoftimi i OSHEE:

Pershendetje. Ne vijim te investimit te OSHEE per rikonstruksionin e kabinave, neser ne date 10 shtator do te stakohet energjia elektrike ne keto zona ne Tirane/ 10 shtator

 

09:00-13:30

 

rruga “Agush Gjergjevica”, rruga “Todi Shkurti”, rruga “Budi” si dhe një pjesë e ish-Qytetit Studenti

 

 

09:00-15:00

 

Rruga “Hoxha Tahsim”, Pjesërisht Sheshi i Xhamllikut

 

09:00-15:30

 

Rruga “Riza Jaha”, rruga “Qema Stafa”.